Barcelona duket se do ta humbasë një talent të akademisë së tyre pasi ai pritet që së shpejti të sigurojë kalimin në Arabinë Saudite.
Bëhet fjalë për Unai Hernandez i cili ka shkëlqyer në radhët e La Masias gjatë sezoneve të fundit dhe ka qenë një lojtar kyç tek mesfusha e Barcelona B në këtë sezon.
Sidoqoftë, rrugëtimi i tij për në ekipin e parë duket se është bllokuar, aty ku tashmë po luajnë Pau Cubarsi dhe Lamine Yamal.
Vendimi i Barcelonës për ta rinovuar kontratën e Ronald Araujos duket se ka nervozuar tej mase lojtarin dhe ai tashmë po synon transferimin në Lindjen e Mesme.
Ish-drejtori sportiv i Barcelonës, Ramon Planes, raportohet se ka luajtur një rol kyç në negociata si pjesë e punës së tij të re në Jeddah.

Kontrata aktuale e Hernandez skadon në fund të sezonit, por me Barcelonën që mban opsionin për ta rinovuar atë deri në 2027, blaugranasit mund të kërkojnë një shumë parash nga gjigantët arab.
Barcelona raportohet se do të kërkojë të paktën 5 milionë euro për ta lejuar shitjen e tij, dhe Al-Ittihad është i përgatitur që ta plotësojë këtë kërkesë të tyre.
Sipas një raportimi nga Mundo Deportivo, kontaktet e para mes palëve tashmë kanë ndodhur dhe 20-vjeçari dëshiron që transferimi të përfundojë para mbylljes së afatit kalimtar të janarit./Telegrafi/
5,000 fluturime të anuluara, ndërprerja më e madhe globale e...
Mbi 1.000 objektiva iraniane të goditura në 24 orët e para t...
Liverpooli i vihet pas Konrad Laimer
Trump, popullit iranian: Shfrytëzojeni këtë mundësi dhe rime...
Mbretëria e Bashkuar i lejon SHBA-së t’i shfrytëzojë bazat e...
Rikthim i madh i Juventusit – Romës i ikën fitorja në sekond...