Barcelona është duke shfaqur interesim për mbrojtësin e Bayern Munich, David Alaba, pasi po e shohin si zëvendësimi adekuat i Jordi Alba.
Austriaku po shihet si një ndër mbrojtësit më të mirë në botë dhe ka bërë 358 paraqitje për “Bavarezët” në të gjitha garat duke shënuar 30 gola dhe kontribuar me 46 asistime.
Sport Bild thotë se Barcelona ka identifikuar Alava si zëvendësimi i duhur për Alban, transmeton portali arbresh.info.

Gjithashtu raportimet thonë se Bayerni dëshiron që 27-vjeçari të nënshkruajë kontratë të re, mirëpo ky i fundit ende nuk ka vendosur.
Sipas Transfermarkt, vlera e Alaba është 55 milionë euro derisa këtë sezon ka bërë 14 paraqitje për kampionin e Gjermanisë dhe ka shënuar një gol ndaj Mainz.
“Bavarezët” po preferojnë ta mbajnë në skuadër austriakun dhe të mos e shesin./arbresh.info.
Rreshteri Major i FSK-së merr pjesë në konferencën ndërkombë...
Haxhiu: Do të vazhdojmë mbështetjen për bizneset që krijojnë...
Arrestohen 11 persona për bixhoz të kundërligjshëm në Viti
Vdes gruaja e veprimtarit të shquar Xhemail Mustafa
Fitore Pacolli: Mbështetja e prodhuesve vendorë mbetet prior...
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lë...