Barcelona është e përgatitur për të lejuar gjatë afatit kalimtar të muajit janar largimin e Ivan Rakitic, Carles Alenas dhe Riqui Puigut.
Treshja rrallë shfrytëzohen nga trajneri Ernesto Valverde për shkak të opsioneve të shumta në mesfushë ku Sergio Busquets, Frenkie de Jong dhe Arthur janë më të preferuar, transmeton portali arbresh.info.
Arturo Vidal dhe Sergio Roberto janë gjithashtu para tyre në marrjen e urdhrave.
Gazeta katalunase Sport thotë se ata mund të shfrytëzojnë të gjitha opsionet për kalim diku tjetër gjatë afatit kalimtar veror.
Rakitic do të preferonte transferimin në Itali ose Francë para kalimit në Manchester United.
“Spursët” dhe Real Betisi janë duke kërkuar huazimin e Alenas, ndërkohë që Puigi mund të qëndrojë në rast të dy largohen./arbresh.info/
Begaj për 8 Marsin: Gratë me sakrificat e tyre mbajnë gjallë...
Në krah të SHBA-së kundër Iranit, sa e sigurt është Kosova?
Shpërthim në ambasadën e SHBA-së në Norvegji
Haxhiu bën homazhe te monumenti Heroinat: Kujtesa për to ësh...
Ndëshkohen pesë shoferë për kundërvajtje trafiku në Ferizaj
Ushtarakët izraelitë paralajmërojnë: Do ndjekim çdo pasardhë...