Largimi i Lionel Messi nga Barcelona do t’i kushtojë kësaj të fundit shumë më shumë se sa ajo që i ka kushtuar në fushë.
Argjentinasi ka lënë një hapësirë në 11-ën e Ronald Koeman që më shumë gjasë do të jetë e pamundur që të zëvendësohet, por Barcelona do ta ndiejë mungesën e tyre edhe në llogari bankare, pavarësisht se ai pati një pagë të madhe.
Sipas një raporti të Brand Finance, largimi i Messit do ta zbret vlerën e brendit të Barcelonës për 11 për qind, që do të thotë se ata do të humbasin rreth 137 milionë euro nga vlera e brendit të tyre sa ishte më 2021.
Raporti i tyre më 2021 thotë që Barcelona ishin për nga vlera vetëm pas Real Madridit, që do të thotë se ishte klubi i dytë më brendin më të fuqishëm në botë.
Katalunasit pritet të humbasin edhe në nivelin e reklamave, me fanella dhe shitje tjetër të cilat do të ulën shumë pa Messi. Kjo mund të bëjë që klubi të humbet më shumë se 77 milionë euro vetëm nga të ardhurat komerciale. Kur Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi më 2018, vlera e klubit ra për 19 për qind. /GE/
Gjendet një trup i pajetë në një pyll në Istog, dyshohet se ...
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...