Skuadra katalane u dënua për përdorimin e mesazheve politike nga fansat, në finalen e Champions League ndaj Juventusit.
Kampionja evropiane dhe spanjolle, Barcelona u dënua me 30,000 euro për prezencën e flamujve gjatë fitores së tyre 3-1 ndaj Juventus.
Barcelona është dënuar nga Uefa pasi fansat e saj përdorën flamujt e Katalonisë gjatë ndeshjes finale të Champions League ndaj Juventusit.
Një pjesë e madhe e fansave të Barcelonës përkrahin pavarësinë e Katalonisë, ndërsa edhe vet klubi pati njoftuar kohë më parë që përkrahë lëvizjen.
Ndërsa flamujt katalanë ishin prezent në ndeshjet e ligës, Uefa nuk i lejon ata, ndaj klubi u dënua me 30,00 euro.
Uefa gjeti shkelje të nenit 16, pika 2, ku thuhet se “përdorja e gjesteve, fjalëve ose objekteve që transmetojnë mesazhe që nuk i shkojnë ngjarjeve sportive, veçanërisht mesazhe politike, ideologjike, religjioze apo provokative të natyrave të ndryshme”.
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve
Kurti për raportet me Ramën: Marrëdhënie të mira, por dallim...
Rastet me fruth, mobilizohen prindërit, rreth 800 fëmijë të ...
Shqipëria për herë të parë do të ketë ligj për Inteligjencën...
Horoskopi i datës 1 qershor, e hënë
Moti sot me diell e vranësira