Barcelona ka konfirmuar se mesfushori Denis Suarez i është bashkuar Arsenalit në formë huazimi për pjesën tjetër të mbetur të sezonit 2018/19 para se të reagojë duke fshirë me shpejtësi njoftimin e tyre në faqen zyrtare.
Postimi i fshirë konfirmoi largimin e tij nga Barcelona duke njoftuar gjithashtu se Suarez ka vazhduar kontratën deri më 2020-21, transmeton portali arbresh.info.
Përveç kësaj, njoftimi konfirmoi se “Topçinjtë” do të kenë të përfshirë opsionin për blerjen e tij dhe do të paguajnë gjithashtu pagën e tij për pjesën e mbetur të sezonit.

Mesfushori ka bërë në përgjithësi 71 paraqitje te Barcelona qysh pasi iu ribashkua atyre në klub në vitin 2016.
Por, lojtari nuk është shfrytëzuar aspak në sezonin aktual duke bërë vetëm dy paraqitje në La Liga dhe në përgjithësi gjashtë në Ligë të Kampionëve dhe Kupë të Mbretit./arbresh.info/
Zgjedhjet e Kosovës në fokus të mediave ndërkombëtare
Autoritet nigeriane dalin me njoftim pas aksidentit të ̶...
Veliu i kërkon publikisht llogari Abdixhikut për humbjet: As...
Shkeli Kodin e Mirësjelljes, PZAP dënon Listën Serbe me 45 m...
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri