Mund të ju duket e pabesueshme, por Neymar mund të realizoi një nga rikthimet më interesante në historinë e futbollit, duke iu bashkuar Barcelonës.
Ylli brazilian në vitin 2017 u largua nga Barcelona në drejtim të PSG-së, për 222 milionë euro, që ende mbetet shuma më e madhe e shpenzuar për një futbollist.
Për largimin ne tij nga Barcelona ka pasur shumë komente, e më së shumti është përmendur Lionel Messi.
26 vjeçari me largimin nga Barcelona ka besuar se do të largohet nga hija e Messit, dhe me shndërrimin e lojtarit kryesor te PSG do të fitonte Topin e Artë.
Por, Neymar sot duket i gatshëm t’i rikthehet ‘hijes’ së Messit dhe të heq dorë nga Topi i Artë, vetëm për t’u rikthyer te Barcelona, pasi është i pakënaqur në ‘Parkun e Princave’ te PSG.
Për t’u rikthyer te Barcelona, Neymar ka pranuar t’i plotësojë edhe dy kushtet e vendosura nga klubi katalan.
Neymar ka pranuar kushtin e parë që në Camp Nou të rikthehet në vitin 2019. Ai po ashtu ka pranuar edhe kushtin e dytë, që të Barcelona të ketë një kontratë financiarisht më të dobët se ajo e PSG-së.
Iran lëshon breshëri raketash drejt Izraelit, sirena alarmi ...
Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë presiden...
Trump thotë se “personi i fundit nga i cili kemi nevoj...
Njësitë elitë të policisë në Shqipëri e Greqi, stërvitje të ...
Ylli brazilian i futbollit bën shqiponjën
Kurti: Dy krahët e shqiponjës që e bëjnë dhjetëshen – ...