Barcelona ka marrë një lajm të keq pas sfidës së parë gjysmëfinale me Interin.
Mbrojtësi kryesor, Jules Kounde ka pësuar lëndim mbrëmë në sfidën ndaj zikaltërve dhe iu është dashur ta lë fushën në minutën e 42-të, shkruan Arbresh.info.
Pas ekzaminimeve mjekësore del se francezi ka ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë. Ai do të mungojë për 3 javë.
Kështu mbrojtësi francez do të mungojë në gjysmëfinalen e kthimit të Champions League kundër Interit dhe në ndeshjen e La Ligas kundër Real Madrid më 11 maj.
Padyshim një lajm jo i mirë për katalanasit që po luftojnë të dyja frontet si në La Liga ashtu edhe në Champions League, për të fituar tripletën, pasi tashmë ata kanë triumfuar në Kupën e Mbretit./Arbresh.info
?⚠️ Jules Koundé has suffered a distal injury to the biceps femoris of the left thigh. He’s gonna be out for 3 weeks. pic.twitter.com/IOr5TVrKt4
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 1, 2025
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...
Nuk ka të lënduar nga zjarri mbrëmë që përfshiu disa lokale ...
Moti në Shqipëri
Sulm me dronë pranë kufirit me Venezuelën, gjashtë ushtarë t...
Putin: Nuk do të ketë më luftë, nëse Perëndimi e trajton Rus...