Barcelona ka arritur të shënoj një fitore të madhe në udhëtim tek Villareali me rezultat 2-0, në kuadër të xhiros së 17-të në La Liga.
Mysafirët e nisën ndeshjen mirë duke fituar penallti në minutën e 12-t, shkruan Arbresh.info.
I pagabueshëm nga pika e bardhë ishte Raphinha i cili e hapi serinë e golave për “Blaugranat”.
Ndërkohë gjashtë minuta para fundit të pjesës së parë, Villareali mbeti me një lojtar më pak pasi me karton të kuq u ndëshkua Veiga pas një ndërhyrje në Lamine Yamalin.
Diferenca numerike i ndihmoi edhe më shumë Barcelonës, që gjeti edhe golin e dytë gjatë pjesës së dytë, saktësisht në minutën e 63-të – ku realizoi Lamine Yamal.
Deri në fund nuk pati gola tjerë dhe Barcelona arriti tri pikë të mëdha duke e mbyllur vitin me fitore, dhe si lider i La Ligas.
Pas 18 ndeshjeve të luajtura Barcelona ka 46 pikë, katër më shumë se Real Madridi që është në pozitën e dytë./Arbresh.info
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore