Barcelona ka vënë në shënjestër sulmuesin gjerman Nick Woltemade të Stuttgartit, si pasardhësin e polakut Robert Lewandowskit.
Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e sheh si goditjen e madhe të afatit kalimtar veror për repartin ofensivë.
Megjithati problemi kryesor mbetet çmimi, pasi Stuttgarti kërkon 65 milionë euro për ta lejuar largimin e reprezentuesit gjerman.
Bayerni e ka pasur objektiv kryesor këtë verë, por deri më tani nuk ka arritur marrëveshje me klubin gjerman duke iu refuzuar dy oferta nga Stuttgarti.
Woltemade shkëlqeu sezonin e kaluar me 17 gola e 3 asistime në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë duke zgjuar interesimin e klubeve më të mëdha evropiane.
Trajneri gjerman, Hansi Flick i ka kërkuar drejtuesve të klubit të bëjnë përpjekje për transferimin e Woltemade në mënyrë që gjermani të mësoj nga Lewandowski këtë edicion dhe nga sezoni i ardhshëm të marrë fanellën e titullarit.
Barcelona pritet të bëjë përpjekje për të siguruar shërbimet e Woltemade në 20 ditët e mbetura të afatit kalimtar, megjithatë nuk do të jetë aspak e lehtë, pasi te Sttugarti po insistojnë për ta mbajtur yllin e tyre.
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...