Barcelona është duke menduar për përforcime në repartin e sulmit gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton zeri.info
E përditshmja angleze “Daily Express” shkruan se klubi katalonjas është gati që të bëjë një ofertë sensacionale për sulmuesin e Arsenalit, Alexandre Lacazette.
Reprezentuesi francez është votuar si “Lojtari i Vitit te Arsenali” për shkak të aftësisë së tij para golit këtë edicion përkrah Pierre-Emerick Aubameyangut.
Barcelona është në gjendje të ofrojë rreth 70 milionë funte për shërbimet e francezit, të cilin e shohin si pasues të Luis Suarezit.
Lacazette është pjesë e Arsenalit qysh prej verës së vitit 2017, kur u transferua nga Lyoni për 53 milionë euro.
Përfundon procesi i numërimit dhe verifikimit të votave në 1...
Aksident i rëndë në Korçë–Bilisht
56% të numëruara: Kurti merr mbi 130 mijë vota, kaq kanë mar...
73 aksidente brenda 24 orëve të fundit në Kosovë
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës