Barcelona dëshiron të nënshkruaj me Philipe Coutinhon e Liverpoolit me përfundimin e kësaj jave.
Gjiganti spanjoll ka dërguar një delegacion prej tre personave në Londër në përpjekje për të negociuar transferimin prej 100 milionë funta në Nou Camp, transmeton portali arbresh.info.
Liverpooli vazhdon të insistoj që lojtari nuk është në shitje dhe se ai i bindet urdhrave nga Jurgen Klopp.
Por, treshja nga Nou Camp, Oscar Grau, Raul Sanllehi dhe Javier Bordas janë nisur për në Britani të Madhe në mënyrë për të siguruar nënshkrimin e Coutinhos në kohë në mënyrë që ai të luaj në finalen e Superkupës në Spanjë të dielën kundër rivalit të përbetuar – Real Madridit.
Barcelona, e cila posedon 225 milionë euro të gatshme nga shitja e Neymarit te Paris Saint Germain, është e vendosur për të arritur një marrëveshje.
Raportet në Spanjë pretendojnë që Coutinho i ka thënë trajnerit Jurgen Klopp dhe hierarkisë së Liverpoolit se dëshiron të largohet.
Coutinho ka shënuar 34 gola dhe ka krijuar 29 asistime për Liverpoolin qysh pasi iu bashkua skuadrës në janar të vitit 2013./arbresh.info
Çeku: Hapet thirrja për bursat STEM për vitin 2025/26
Putini thotë se “i hodhi një sy” letrës së Zelenskyt, por nu...
Rama në Zvërnec: Çështjet e pronës i vendos gjykata, jo qeve...
Kurti: Fokus në luftën kundër korrupsionit dhe shtet të drej...
Ukraina godet pesë anije në Detin e Azovit, konfirmon edhe s...
Policia heq 14 mole detare në Ksamil, në Sarandë sekuestrohe...