Marrëdhënia e shkatërruar pak kohë më parë mes futbollistit Mario Balotelli dhe modeles belge Fanny Neguesha duket se është rregulluar dhe kthyer sërish në normalitet.
Dhe jo vetëm kaq, pasi mediat rozë në Itali shkruajnë se super Mario i ka propozuar për martesë Fanny-t dhe ajo ka pranuar.
Pas disa vitesh bashkime e ndarjesh të njëpasnjëshme, duket se të dy tashmë në një moshë më të pjekur janë të gatshëm të ndërmarrin hapin më të rëndësishëm të jetës.
Ata kanë qenë bashkë që prej vitit 2013, kohë prej së cilës Mario u nda nga vajza e ekraneve, Raffaella Fico.
Pas pjesëmarrjes së Negueshas në programin “Ishulli i të famshmëve” në vitin 2015, u duk se gjërat mes tyre nuk po ecnin si më parë, deri sa erdhi ndarja.
Por tashmë ata janë bashkuar sërish dhe shumë seriozisht madje.
Sulmuesi italian, aktualisht te Nizza në Francë, por përjeton një nga sezonet më të mira si futbollist, edhe pse nuk ka ndaluar së shkaktuari incidente e probleme në fushë nga të cilat ka marrë disa kartonë të kuq.
Megjithatë, të tjera detaje priten në vijim për datën e martesës dhe detaje nga ceremonia që ata pritet të zhvillojnë.


Aksident në Maliq, shoferi humb kontrollin dhe del nga rruga...
Arteta nuk e ka të sigurt rinovimin e kontratës te Arsenali
Operacion i madh policor në Itali, kapen 1.4 ton drogë – afr...
Policia në Ferizaj ndëshkon dy kamionë me targa të huaja për...
Motra e Afrim Zhitisë në mbështetje të Albin Kurtit
Miliona euro dëm shtetit përmes tokave të shpronësuara, Prok...