Ballkanit i ikën fitorja nga duart, Gjilani merr një pikë në frymën e fundit

17:18 | 12 Prill 2026
D.H

Ballkani nuk ka arritur më shumë se një pikë në ndeshjen me Gjilanin, e cila u mbyll 1-1 në kuadër të xhiros së 28-të në Superligën e Kosovës.

Ndeshja nisi mirë për vendasit ku realizuan në minutën e 11-të me një supergol të Almir Kryeziut, shkruan Arbresh.info.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë e takimit.

Gjilani në pjesën e dytë tentoi disa herë ta barazoi rezultatin, teksa në minutën e 90-të pas një goditje të bukur të Armend Thaqit e barazoi takimin në 1-1.

Me këtë rezultat u mbyll edhe ndeshja ku tashmë Ballkani e sheh veten pesë pikë mbrapa Dritës në luftën për titull. “Xhebrailat” kanë 49 pikë në vendin e dytë.

Ndërkohë, Gjilani ka 43 sosh në pozitën e tretë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale