FC Ballkani do të përballet sot me Viktoria Plzen, duke filluar nga ora 18:45.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, raporton Klankosova.tv.
Ballkani është nikoqir i çekëve, ndërsa ndeshja në Tiranë do të zhvillohet pas ngarkesës së madhe të stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, i cili tashmë ka shkuar në rinovim dhe nuk pritet të jetë gati deri në pranverë.
“Në orën 18:45 në Tiranë, jemi nikoqir të Viktoria Plzen, në ndeshjen e vlefshme për UEFA Europa Conference League. Për të qenë bashkë edhe kësaj here, biletat tuaja mund t’i siguroni tek kiosku para hyrjes VIP tek stadiumi “Air Albania” sikurse që vazhdon shitja edhe online, përmes linkut të mëposhtëm: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do”, shkruan në njoftimin e FC Ballkanit, të postuar në Facebook.
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...
Gjiganti ukrainas ofron afro 1 milion euro për kartonin e Lu...
Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë ...