Ballkani ka mposhtur Ferizaj me rezultat 3 – 0, ndeshje e vlefshme për javën e 19-të në Superligën e Kosovës.
Në minutën e 25-të Edvin Kuç zhbllokoi shifrat duke shënuar gol të bukur në korner të portës, ndërsa në minutën e 86-të Arbër Hoxha dyfishoi rezultatin duke realizuar gol fenomenal në panenka nga pika e bardhë, kurse në minutat shtesë të pjesës së dytë (90+2) u bë përsëri penallti në të mirë te vendasve dhe i saktë u tregua portieri Ruxhi, pasi tifozët kërkuan që ky i fundit të gjuaj 11-metërshin.
Në ndeshjen tjetër, Gjilani ka mposhtur Flamurtarin me rezultat 2 – 0, transmeton portali arbresh.info.

Shifrati i zhbllokoi Sebino Plaku në minutën e 39-të rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Ndërsa golin e fitores e vulosi Tomislav Busiç në minutën e 70-të.
Nga ana tjetër, Trepça’89 në fund ia doli të fitojë tri pikë ndaj Dukagjinit.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 23-të përmes Mark Milicaj, kurse nga pika e bardhë Arb Manaj barazoi rezultatin në minutën e 70-të, ndërsa i njëjti në minutën e 88-të ia siguroi tri pikë Trepçës’89./arbresh.info.
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë