
Screenshot
Ballkani ka shënuar fitore në derbin e javës së gjashtë në elitën e futbollit kosovar ndaj Dritës. Suharekasit fituan me rezultat 2-0.
Fitore të rëndësishme shënoi edhe Dukagjini ndaj Llapit, me rezultat 3-1, shkruan Arbresh.info.
Me po të njëjtin rezultat triumfoi edhe Malisheva ndaj Ferizajt.
Ndërkohë, Drenica mposhti minimalisht me rezultat 1-0 Gjilanin.
Ndeshja e fundit për këtë xhiro luhes mes Prishtinës dhe Prishtinës së Re.
Pas gjashtë ndeshjeve, Dukagjini prinë me 13 pikë, pas tij vijnë Ballkani me 12 e Drenica me 11 sosh.
Prishtina është e katërta me 10, kurse Gjilani e Malisheva ndajnë pozitat 5 dhe 6 me nga shtatë pikë.
E shtata është Prishtina e Re me gjashtë sosh aq sa ka edhe Ferizaj i teti. Kurse Drita është e nënta me pesë sosh. Llapi e mbyll renditjen tabelare me tri pikë./Arbresh.info
Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit