Sulmuesi i Real Madrid, Gareth Bale ka folur fjalë të mira për trajnerin e Tottenham, Jose Mourinho.
Në kohën e fundit ka pasur disa spekulime, të cilat e lidhnin uellsianin me një rikthim në Tottenham, por klubi anglez ende nuk ka bërë ndonjë ofertë për lojtarin.
Ai ka thënë se teknikun portugez është i duhuri për stolin e Spurs, transmeton portali arbresh.info.
“Të kesh Mourinho është shumë mirë, mendoj se është fitues. Nëse Tottenham dëshiron të fitojë trofe atëherë nuk ka ndonjë lidhje më të mirë”

Bale gjithashtu foli edhe për festimin që ka bërë me Kombëtaren e Uellsit duke thënë se e dinte që do shkaktonte probleme, por nuk ka mundur ta refuzojë.
“E dija se festimi me flamurin do shkaktonte probleme, por po festoja me tifozët, shokët dhe lojtarët e tjerë”
“Flamurin i Uellsit nuk mund ta refuzosh. Ku do që të jem në fushë do jap 100%, në Uells apo në Madrid”
“Ndonjëherë është respekt për lojtarët e mëdhenjë që fërshëllehen, pasi tregon se nuk janë në formë të mirë. Andaj duhet të vazhdojë të punojë shumë, të bëjë çfarë mund të bëj dhe fërshëllimat do ndalojnë”
Ndeshja e radhës për “Los Blancos” është kundër Espanyol./arbresh.info.
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...