Forcat Ajrore Izraelite kanë kryer një valë të re sulmesh ndaj kryeqytetit iranian, Teheranit, sipas Forcave të Mbrojtjes Izraelite (IDF).
“Për herë të parë që nga fillimi i Operacionit, IDF po godet objektiva që i përkasin regjimit terrorist iranian në zemër të Teheranit”, thuhet në një deklaratë, një ditë pasi sulmet e përbashkëta me SHBA-në vranë udhëheqësin suprem të Iranit, shkruan CNN.
“Gjatë ditës së kaluar, forcat ajrore izraelite kryen sulme në shkallë të gjerë me qëllim vendosjen e epërsisë ajrore dhe hapjen e rrugës drejt Teheranit”, shton deklarata.
Raportimet nga Teherani thonë se ka pasur shpërthime në zona të shumta të qytetit.
Ndryshe, pas vdekjes së udhëheqësit suprem, po bëhen pyetje se kush është në krye të Iranit.
Ali Larijani, sekretari i Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare të Iranit, tha gjatë natës se sot do të vendoset një udhëheqës i përkohshëm.
Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë tani me regjimin – a do të shembet ai dhe a do të çojë kjo në një ndryshim të vërtetë? /Telegrafi/
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...