Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka dënuar sulmet ndaj Emirateve të Bashkuara Arabe, duke theksuar se ato përbëjnë rrezik për stabilitetin rajonal dhe global, ndërsa ka shprehur solidaritetin e Shqipërisë me Emiratet.
Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X (social network) lidhur me tensionet e fundit në Lindjen e Mesme.
Kryeministri shqiptar i cilësoi sulmet si “të verbëra dhe të dëshpëruara” ndaj Emiratet e Bashkuara Arabe, duke theksuar se ato nuk janë vetëm një sulm ndaj një shteti sovran, por edhe ndaj stabilitetit dhe prosperitetit rajonal.
“Shënjestrimi i një oazi paqësor si Dubai me raketa urrejtjeje dhe shkatërrimi tregon edhe një herë natyrën e regjimit në Teheran”, shkroi ai, duke shtuar se ky është “refleksi i një sistemi të destinuar të dështojë”.
Në postim theksohet se Emiratet e Bashkuara Arabe janë kthyer në një “simbol global të paqes, hapjes ndaj dialogut, dinamizmit ekonomik dhe bashkëjetesës ndërfetare”.
Kryeministri shqiptar rikonfirmoi solidaritetin e Shqipërisë me Emiratet, duke nënvizuar se siguria në Gjirin Persik është “një imperativ global”.
Ai theksoi se rruga për rajonin duhet të bazohet në “njohje të ndërsjellë, integrim ekonomik dhe udhëheqje të përgjegjshme”, ndërsa Emiratet, nën udhëheqjen e presidentit Mohammed bin Zayed Al Nahyan, përshkruhen si “një fener stabiliteti dhe përparimi”.
Orbán nuk do të marrë pjesë në samitin e tij të fundit të BE...
Rriten çmimet e biletave, Stacioni i Autobusëve del me njoft...
Shtëpia e Bardhë mohon se ShBA-ja ka kërkuar zgjatje të armë...
Luis Enrique “makthi” i skuadrave angleze në Lig...
ShBA: Asnjë anije nuk ka kaluar bllokadën në 48 orët e para
Konfirmohet rasti i parë i lisë së deleve/dhive në Kosovë