Patriot Behrami dhe Shpetim Bajoku janë eliminuar nga Lojërat Evropiane Krakow 2023.
Behrami u mund nga francezi, Makan Vie Traore, kategoria -71 kg.
Kurse, Bajoku pësoi humbje nga turku Kagan Bilge Kangli, me rezultat 3:2, kategoria -63.5 kg.
Bajoku fitoi raundin e parë, e humbi të dytën, ndërsa për raundin e tretë, gjyqtarët fitoren ia dhanë boksierit Kagan.
Sot garuan edhe Altini Shala dhe Taulant Jakupi.
Shala përkundër se ishte duke fituar në dy raundet e para, një gabim në raundin e tretë i kushtoi me humbje nga Daniel Ilyushonok i Izraelit, kategoria -80 kg.
Jakupi u mund nga Robert Williams i Britanisë së Madhe, kategoria -92 kg./Arbresh.info/
DnV thirrje presidentes dhe partive për emërimin e përbërjes...
Trump paralajmëroi Iranin se sot do ta godasë rëndë
Kosova U17 e mbyll me humbje ciklin kualifikues, rikthehet n...
Erdogan telefonon Starmer: Sulmet ndaj Iranit kërcënojnë sta...
NATO pranon ftesën e Serbisë për ushtrim të përbashkët ushta...
Vuçiq prezanton strategjinë “Serbia 2030”, përfshin Kosovën ...