Ekipi kosovar, Bad News Eagles do të nisin sot garimin në “Legends Stage” në turneun më të madh në botë në CS:GO, PGL Antëerp Major 2022.
BNE arriti kualifikimin në fazën “Legends Stage” para dy ditëve, pas tri fitoreve dhe dy humbjeve.
Sot, ata do të nisin garimin në fazën tjetër, ku garojnë 16 ekipet më të mira të botës.
Ndeshja e parë e tyre është ndaj ekipit danez, Copenhagen Flames, që gjenden në vendin e 14 në botë.
Dueli i ekipit kosovar ndaj atij danez është i pari në renditje dhe nis nga ora 12:00.
Edhe në këtë fazë, një ekipi për t’u kualifikuar i duhen tri fitore nga pesë ndeshje dhe më pas kalojnë në “Champions Stage” aty ku bëhet eliminimi direkt. /arbresh.info/
Në Gjenevë ka nisur rundi i tretë i bisedimeve mes Rusisë e ...
Dhunë në Novi Sad: Studentët akuzojnë mbështetësit e pushtet...
Shpëtohet një turiste në Bjeshkët e Nemuna, theu këmbën gjat...
Takimi Haxhiu-Begaj: Bashkëpunim dhe mbështetje mes dy shtet...
Seanca në Hagë, Konjufca: Nesër do të marrë pjesë në procesi...
Amir Rrahmani pritet të mbetet gjatë jashtë fushave