Bad News Eagles, në kuadër të turneut Blast, do të luajnë sonte ndaj ekipit të shtatë në botë për CS:GO, Ninja Pyjamas.
Në këtë turne, pos ekipit kosovar, do të luajnë edhe shtatë të tjera për çmimin e madh prej 64 mijë dollarë.
Pas kësaj gare vjen Blast Premier Spring Final në të cilin shpërndahen 425 mijë dollarë për fituesin.
Rikujtojmë se përballja në mes të Bad News Eagles dhe NiP nuk është e para, pasi të dyja u përballën ditë më parë, ndeshje të cilën e fitoi ekipi nga Suedia 16:11.
Ndeshja do të fillojë në orën 19:30 dhe transmetohet live në Twitter nga Ernest Xhoci.
Përfundon dita e parë e bisedimeve për paqe midis Rusisë dhe...
Pse gjyqtari kryqëzoi krahët pasi u alarmua nga Viniciusi pë...
Presidenti izraelit uron Osmanin për 17 shkurtin: Zhvillim p...
Walker për katërshen e UÇK-së: Të pafajshëm – t’i mbajnë lar...
Al-Jazeera raporton për marshin masiv në mbrojtje të ish-kre...
Hulumtimi: ChatGPT nuk është i mirë në bërjen e diagnozave