Bad News Eagles e humbin ndeshjen e parë në “Legends Stage”
Ekipi kosovar, Bad News Eagles e ka humbur ndeshjen e parë në “Legends Stage” në turneun më të madh në botë në CS:GO.
Bad News Eagles u mposhtën me rezultat 16:14 nga ekipi nga Danimarka, Copenhagen Flames.
Përkundër që ishin në avantazh, BNE nuk arriti të ruante epërsinë dhe u mposht ngushtë në fund.
BNE arriti kualifikimin në fazën “Legends Stage” para dy ditëve, pas tri fitoreve dhe dy humbjeve.
Sot, ata nisën garimin në fazën tjetër, ku bëjnë pjesë 16 ekipet më të mira të botës.
Edhe në këtë fazë, një ekipi për t’u kualifikuar i duhen tri fitore nga pesë ndeshje dhe më pas kalojnë në “Champions Stage” aty ku bëhet eliminimi direkt./arbresh.info/
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...