Neymar Snr ka zbuluar se djali i tij ka nevojë të operohet për të riparuar këmbën e tij të thyer pavarësisht se trajneri i PSG-së, Unai Emery, insistoi të martën se ylli i tij nuk do t’i nënshtrohet thikës.
26-vjeçari u lëndua në fitoren 3 me 0 të së dielës në Liga 1 kundër Marseilles dhe shpërtheu në lot derisa po largohej nga mjekët nga Parc des Princes, transmeton portali arbresh.info.
Emery pretendoi se Neymar mund të ketë “shanse të vogla” për të luajtur kundër Real Madridit në ndeshjen e tyre kthyese të së martës në kuadër të xhiros së 1/8-së në UEFA Ligë të Kampionëve, por babai i brazilianit i ka quajtur këto vlerësime si “absurde”.
“Po, sigurisht ai do të mungoj në ndeshjen kundër Real Madridit”, ka thënë Neymar Snr për ‘ESPN Brazil’. “Është absurde nëse dikush mendon ndryshe. Në fund të muajit prill, Neymar do të jetë në gjendje të luaj sërish futboll”
“Ne jemi duke pritur që doktorët [e skuadrës kombëtare të Brazilit] të arrijnë, ai do të ketë një takim me klubin”

“PSG tashmë është në dijeni që ata nuk do të jenë në gjendje të llogarisin në shërbimet e Neymarit për të paktën gjashtë javë për shkak se trajtimit të tij”
Neymar shtypi gjithashtu kyçin e këmbës në vikendin e kaluar./arbresh.info/
Kurti për “Severna Brigada”: Kërcënimet që i bëjnë dëshmia m...
Dhjetë raste të fruthit në Kosovë, rritet interesimi për va...
Profesori Naim Telaku, pjesë e listës së PDK-së për deputetë
Ministri i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar mbyll vizitën...
Kurti dhe Hetemi diskutojnë dokumentimin e krimeve të kryera...
Sveçla pritet nga homologu turk, kërkon avancim të bashkëpun...