Është vendosur një rekord bote në not në ditën e dytë të garave në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Stafeta australiane 4×100 metra krol në konkurrencë të femrave, ka thyer rekordin e botës duke e përfunduar garën për 3:29.69 minuta dhe siguruar medaljen e artë olimpike.
Ajo ka thyer rekordin e vet që e kishte vendosur në Lojërat e Komonuellthit në vitin 2018. Medaljen e argjendtë e fitoi Kanadaja ndërsa të bronztën SHBA-ja.
Ndërkohë notarja suedeze Sarah Sjostrom ka vendosur rekord olimpik në 100 metra krol, duke notuar për 52.62 sekonda.
Edhe pse pritej që nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kishte garë të ashpër për medalje, ato nuk ia dolën më shumë se të bronztën.

Në ditën e parë, ShBA-të mbetën pa medalje, gjë që nuk u kishte ndodhur që nga Lojërat Olimpike në Mynih në vitin 1972. /Telegrafi/
Tërmet me magnitudë 6.2 në jug të Italisë, epiqendra në Kala...
Costa sot në Shqipëri, nesër në Kosovë
BE miraton ligjin më të rreptë të migracionit ndonjëherë, çf...
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Hamza mban konferencë për media sot
Të paktën pesë persona u vranë në sulmet ruse në Ukrainë