Sulmuesi i Arsenalit, Pierre Emerick Aubameyang dëshiron që skuadra e tij të nis ndeshjet më bindshëm.
“Topçinjtë” kishin momentet e tyre në pjesën e parë të ndeshjes kundër Manchester United në Old Trafford, por ishte skuadra nikoqire që kaloi në avantazh për 1 me 0 vetëm pak sekonda para përfundimit të pjesës së parë, transmeton portali arbresh.info.
Por, Aubameyang realizoi gjatë pjesës së dytë duke ia siguruar një pikë nga kjo ndeshje në Premierë Ligë skuadrës së Arsenalit mbrëmjen e së hënës.
Ai gjithashtu shpreson që skuadra e tij të përmirësohet në mënyrën se si ata fillojnë ndeshjet në të ardhmen.
Duke folur për pjesën e parë të këtij takimi, ai ka thënë për faqen zyrtare të klubit: “Është vështirë për të ardhur këtu”
“Nuk është lehtë të pranosh gol para se të mbyllet pjesa e parë por ne u rikthyem në pjesën e dytë me një frymë të mrekullueshme”
“Javën e kaluar ne u rikthyem gjithashtu, pra ndoshta ne duhet të fillojmë ndeshjet më fuqishëm dhe më me besim sepse ne mund ta bëjmë këtë”, shtoi reprezentuesi gabonez./arbresh.info/
Pacolli: Sot të votojmë për lirinë, jo vetëm për pushtet
E shqeu fletëvotimin e gruas në shenjë revolte, shoqërohet n...
DnV evidenton 13 raste të fotografimit të votës
18.40% është pjesëmarrja në votime deri në orën 14:00
Ish-ambasadori holandez për zgjedhjet në Kosovë: Më e mira p...
Basha: Katër minuta të kohës suaj vendosin për katër vitet e...