Shumica e bashkëlojtarëve të tij te Arsenali do të luajnë para një audience globale në Kampionatin Botëror këtë verë, por Pierre Emerick Aubameyang dukej i lumtur duke luajtur vetëm me shokët e tij.
Sulmuesi, i cili nuk do të shkoj në Rusi pasi Gaboni nuk ka arritur të kualifikohet, u dhuroi fanella të Arsenalit shokëve të tij me të cilët shijoi një ndeshje miqësore para se të rikthehet në palestër, transmeton portali arbresh.info.
Aubameyangit iu kishte bashkuar vëllai i tij Willy, i cili ka shkrepur shumicën e fotove nga ajo ditë.

Ylli i “Topçinjve” ka kaluar në formë të mrekullueshme gjashtë muajt e parë te klubi i tij i ri.
Aubameyang ka shënuar 10 gola dhe ka krijuar katër asistime në 13 ndeshje në Premierë Ligë qysh pas transferimit te klubi për 55.4 milionë funta në janar./arbresh.info/

Rusët goditën ndërtesën e tyre me raketë
IFAB merr vendim për propozimin e Wenger për rregullin e ri ...
Aplikacioni i Google më në fund ridizajnon kërkimin me zë në...
Trump publikoi mesazhet private që i dërgoi shefi i NATO-s p...
Kurti nga Davosi: Diskutime për lidershipin, demokracinë dhe...
Parashikimi i motit për nesër