Atletico Madrid ka filluar negociatat me Borussia Dortmund për transferimin e sulmuesit, Paco Alcacer.
Dortmund para dy ditëve transferoi sulmuesin Erling Haaland nga RB Salzburg, gjë që do të bëjë që Alcacer të humbasë vendin në skuadër, transmeton portali arbresh.info.
26-vjeçari ka kërkuar nga gjiganti gjerman ta lejojë të largohet dhe do t’i përshtatej Atleticos pasi janë duke kërkuar sulmues.

Alcacer, vlera e të cilit është 30 milionë euro ka shënuar 23 gola në 17 paraqitje për Dortmund.
Pos spanjollit, klubi madrilenas ka interesim për sulmuesin e Chelseas, Olivier Giroud dhe sulmuesit të RB Leipzig, Timo Werner./arbresh.info.
Vdes njëri nga të lënduarit në aksidentin në fshatin Dobërll...
“Hajde folim” në Lipjan, Osmani: Kur politika ulet pranë qyt...
Amnesty: Irani ekzekutoi mbi 2 mijë persona vitin e kaluar
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...