Atletico Madrid nuk dëshiron ta transferojë këto ditë sulmuesin e PSG-së, Edinson Cavani.
Të dy klubet ishin në bisedime në kohën e fundit për një transferim te uruguaianit gjatë afatit veror, por nuk u arrit marrëveshja, transmeton portali arbresh.info.
Atletico ishte i gatshëm të paguajë 15 milionë euro, ndërsa “Parisienët” kërkuan 25 milionë euro, vlerë të cilën nuk ishin në gjendje ta paguante gjiganti spanjoll.

Pritet që Cavani të transferohet në “Wanda Metripolitano” në fund të sezonit si lojtar i lirë sepse i skadon kontrata me PSG-në.
Gjatë verës në garë për 32-vjeçarin mund të jenë edhe Manchester United dhe Chelsea, klube të cilat i refuzoi para pak ditëve./arbresh.info.
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...