Trajneri i Arsenalit, Unai Emery është parë duke vëzhguar lojtarë të Atleticos derisa synon të përgatitet për të bërë përmirësime në skuadrën e tij gjatë merkatos verore.
“Topçinjtë” dështuan për të siguruar vendin e katërt duke përfunduar në pozitën e pestë në Premierë Ligë me një pikë prapa rivalit londinez – Tottenhamit, transmeton portali arbresh.info.
Megjithatë, Emery mund t’i sjellë skuadrës së tyre futbollin në Ligë të Kampionëve në rast se ata mposhtin Chelsean në finalen e Evropa Ligës më 29 maj.
Edhe pse tashmë ka edhe një lojë për të luajtur, trajneri i Arsenalit duket se ka plane për sezonin e ardhshëm dhe ishte prezent në ndeshjen baras të skuadrës së Diego Simeones në La Liga 2 me 2 ndaj Levantes.
Thomas Partey është mesfushori i Atleticos që tashmë është përfolur për transferim në Emirates gjatë verës ndërkohë që shënjestrat e tjera nga Emery në Atletico mbeten të panjohur./arbresh.info/
Filmi “Dua” fiton “SACD Award” në Cannes Film Fe...
Haxhiu uron KB Trepçën për titullin kampion: Mitrovica festo...
Konjufca: Shqiptarët e Malit të Zi pjesë e pandashme e kombi...
Trepça feston titullin e shtatë kampion në Prizren
Maqedonci: Situata e sigurisë në Kosovë më e qetë, FSK-ja dh...
Ishte duke kaluar rrugën, vdes 65-vjeçarja në Librazhd pasi ...