Atletico Madridi e ka fituar derbin ndaj Valencias me rezultat 1-0 në kuadër të javës së tretë në La Liga.
Vendasit ia dolën të shënonin golin e epërsisë, mirëpo ajo u anulua nga VAR-i, për shkak se Yunus Musah kishte shkaktuar faul në ndërtimin e aksionit.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, ndërsa në 45 minutat e dytë ishte një ndeshje me ritëm më të lartë.
Ishte minuta e 66-të e takimit, kur Thomas Lemar asistoi për Antoine Griezmannin, që realizoi për 1-0.
Deri në fund, Atletico ia doli të mbante epërsinë, duke fituar kështu tre pikë të mëdha në udhëtim te Valencia.
Pas javës së tretë, Atletico Madridi ka gjashtë pikë, ndërsa Valencia ka tre më pak, e në xhiron e katërt Los Cholchoneros do të takohen me Real Sociedadin./Telegrafi/
Hysen Durmishi: 85% e punimeve në rrugën Prishtinë–Podujevë ...
LDK në takim maratonë, mbi tri orë diskutime – çka po ndodh?
Ngricat mbyllin aeroportet nëpër Evropë
Arratisje “spektakolare” në Durrës, Altin Ndoci ikën nga spi...
KESCO: Dy ditët e fundit 50% e konsumit u mbulua nga importi
Trump: Vazhdojeni protestën, ndihma po vjen!