Atletico Madridi do të jetë pa Diego Godin në ndeshjen e së dielës kundër Celta Vigos pasi mbrojtësi ka pësuar një lëndim në kofshë të këmbës.
Godin është zëvendësuar në minutën e 49′ në ndeshjen e së martës 1 me 1 ndaj Barcelonës, që e dërgoi gjigantin katalunas drejt finales në ‘Copa del Rey’ me rezultat të përgjithshëm 3 me 2, transmeton portali arbresh.info.
Skuadra e Diego Simeones nuk ka humbur gjashtë ndeshje në ligë para vizitës të së dielës në Celta, por ata do të jenë pa njërin prej mbrojtësve kryesor për dy javë.
Simeone tashmë duhet të përshtatet në vetëm dy mbrojtës sepse edhe Jose Gimenz është gjithashtu duke qëndruar jashtë fushes./arbresh.info
Nice mbetet në elitën e futbollit francez, fiton bindshëm nd...
Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet për datat 30 Maj ...
Aksident në Gjirokastër, përplasen dy automjete në bulevardi...
Putin mohon sulmin me dron në Rumani, Bukureshti dëbon konsu...
Britania do të përdorë inteligjencën artificiale për verifik...
OBSH: Shkalla e vdekshmërisë nga shpërthimi i Ebola-s arrin ...