
Alexis Sanchez
Atletico Madridi i është bashkuar garës për të siguruar transferimin e sulmuesit të Arsenalit, Alexis Sanchez.
Gazeta spanjolle ‘AS’ raporton se trajneri Diego Simeone do të bëjë ofertë prej 35 milionë funta për të sjell reprezentuesin kilian në La Liga, transmeton portali arbresh.info. Megjithatë, pengesa madhështore dhe e vetme për Atleticon në përpjekjet e tyre për të nënshkruar me sulmuesin është ndalesa e FIFA-së.
Ata kanë kaluar pjesën e parë të ndëshkimit për dy merkato të transferimeve, por shpresojnë se mund të reduktojnë sanksionimin pasi rivali i tyre Real Madridi ishte i suksesshëm me apelimin.
Sanchez është në 12 muajt e fundit të kontratës së tij me “Topçinjtë” dhe ende nuk ka pranuar marrëveshje të re./arbresh.info
Spiropali takohet me Presidentin Erdoğan: Marrëdhënia Shqipë...
Të shtëna me armë zjarri në Berlin/ Pesë të plagosur, dy në ...
Chiellini e konfirmon se Juventusi nuk do ta transferojë En-...
“S’dua t’i shoh këto gjëra”, Alba e zhgënjyer nga Limi dhe a...
Meriton Korenica fantastik, shënon në derbi ndaj FCSB
Juventus fiton bindshëm në derbi ndaj Napolit