Gara për transferimin e sulmuesit të Kosovës po bëhet gjithnjë e më e fortë, me top skuadrat evropiane që e dëshirojnë transferimin e tij.
Siç raporton Kanal10, përveç Blackburn Rovers, në garë për transferimin e sulmuesit të Kosovës janë edhe gjiganti italian, Atalanta si dhe Holstein Kiel nga Bundesliga.
Në anën tjetër, Stuttgarti e sheh Bujupi si një lojtar të rëndësishëm për të ardhmen dhe nuk do të heq dorë lehtë nga ai.
Bujupi kishte pësuar një lëndim muajin e kaluar dhe tani është në fazën finale të rikuperimit dhe do të rikthehet në aksion javën e ardhshme.
18-vjeçari shpërtheu me Kosovën U19 vitin e kaluar, teksa u ftua edhe nga Franco Foda te kombëtarja A e “Dardanëve”, ku debutoi në sfidën kundër Qipros.
Dellova drejt transferimit tek gjiganti ukrainas
Tirana mirëpret konferencën rajonale për transformimin digji...
Kamberi pas takimit me kongresistët amerikanë: Shqiptarët në...
Rashica po kërkohet nga skuadra të Francës e Italisë
Delegacioni i kongresistëve amerikanë në Preshevë: Ka proble...
Tragjedi në Belgjikë/Treni përplaset me minibusin e një shko...