Ata e vodhën rikthimin më të madh në histori të boksit

08:21 | 2 Dhjetor 2018
A Z

Trajneri i Tyson Fury, Ben Davison ka lëshuar një deklaratë ku ka kritikuar jurinë e duelit Deontay Wilder – Tyson Fury.

Gjigantët e boksit janë ndarë baras në duelin më të madh të viteve të fundit në sportin e boksit.

Por, me këtë vendim nuk janë pajtuar audienca sportive e cila ka reaguar menjëherë në rrjetet sociale, por as trajneri i Fury.

“Ata sapo vodhën rikthimin më të madh në historinë e sporteve. Duhet të jesh i sëmurë, njeri i sëmurë për ta bërë këtë” ka thënë Davison për “BT Sport Box Office”, transmeton lajmi.net.

“I kam thënë Tyson para ndeshjes se ai do ta mposhte atë me dorën e tij të majtë. Nuk erdhëm këtu për para dhe ta kalojmë këtë ndeshje, erdhëm këtu për fitore dhe vendimi është i shpifur” ka thënë më tutje trajneri i “Gypsy King”.

Mbetet të shihet nëse boksierët do të pajtohen për një revansh apo Wilder do të vendos për Joshuan.

Shpërndaje në rrjete sociale