Aston Vila nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve në edicionin e ardhshëm, pasi humbën në ndeshjen e fundit në Premier League me rezultatin 2-0 nga Manchester United.
Gjatë gjithë pjesës së dytë, skuadra e Unai Emery u detyrua të luaj me një lojtar më pak, pasi portieri Emiliano Martinez u ndëshkua me karton të kuq, shkruan Arbresh.info
Pavarësisht kësaj, Aston Villa shënoi një gol mirëpo u anulua nga gjyqtari me arsyetimin për faull në portier.
Ky vendim nxiti diskutime të ashpra në Angli dhe mbarë botën, trajneri Unai Emery dhe i gjithë klubi patën ankesa në drejtimin të gjyqtarëve pas atij vendimi, pasi i kushtoi me moskualifikim në Ligën e Kampionëve.
? Aston Villa plan to make official complaint to PL after loss at Man Utd denies club CL qualification. #AVFC feel a more experienced referee should have been selected to officiate game of such magnitude. PL have been approached for comment @TheAthleticFC https://t.co/qfTMOZx7Jt
— David Ornstein (@David_Ornstein) May 25, 2025
E sipas gazetarit, David Ornstein, Aston Villa po përgatit një ankesë zyrtare në Premier League për pasojat e vendimit.
“Aston Villa planifikon të bëjë një ankesë zyrtare në Premier League pas humbjes ndaj Man Utd që i mohoi klubit kualifikimin në Champions League. #AVFC beson se një arbitër më me përvojë duhej të ishte përzgjedhur për një ndeshje kaq të rëndësishme,” shkroi Ornstein në platformën X.
Pas incidentit, qendra e ndeshjeve e Premier League publikoi një deklaratë:
“Vendimi i gjyqtarit ishte për një faull në favor të Manchester United, me Bayındır që u konsiderua si në kontroll të topit përpara se Rogers të fitonte zotërimin. Fishkëllima e gjyqtarit erdhi para se topi të hynte në portë, ndaj incidenti nuk mund të rishikohej nga VAR.”
Morgan rogers disallowed goal for Aston Villa vs United could have kept the in the Champions League spot pic.twitter.com/tebCDTSAXg
— YAJ (@JAYPRIV22) May 25, 2025
Villa e mbylli kampionatin në pozitën e gjashtë e cila të dërgon në Europa League, teksa pesë vendet e para rezervoheshin për një biletë në Ligë të Kampionëve.
Ata patën 66 pikë pas 38 xhirosh aq sa pati edhe Newcastle, mirëpo goldallimi më i mirë i siguroi “Laraskave” pozitën e pestë./Arbresh.info
Aksident në Gjilan, vetura rrokulliset në mes të rrugës
Kremlini: Presim përgjigjen e SHBA pas bisedimeve të paqes
Oda Ekonomike me kallëzim penal ndaj ZRRE-së
Shorti i Botërorit 2026: Për herë të parë do të përmenden Ko...
Kërkoi kohë për t’u njohur me aktet, sot seanca paraprake në...
Putin: Rusia do ta marrë Donbasin me forcë nëse trupat ukrai...