Aston Villa ka arritur një fitore të madhe në Premier League, duke mposhtur Chelsea me rezultat 2-1 në “Stamford Bridge”, në një ndeshje që ka pasur dy fytyra të ndryshme.
Chelsea e ka nisur më mirë takimin dhe ka krijuar disa raste në pjesën e parë. Presioni i vendasve është konkretizuar në minutën e tridhjetë e shtatë, kur pas një goditje nga këndi, Joao Pedro ka realizuar golin e epërsisë.
Villa ka pasur vështirësi në organizimin e lojës dhe ka shkuar në pushim në disavantazh minimal.
Në pjesën e dytë, skuadra mysafire ia ka dalur të reagojë. Pas disa zëvendësimeve, Aston Villa ka fituar më shumë hapësira në sulm dhe ka filluar ta rrezikojë portën kundërshtare. Ollie Watkins e ka barazuar rezultatin pas një aksioni individual, duke përfituar edhe nga një devijim i portierit.
Sulmuesi anglez nuk është ndalur me kaq. Në minutën e tetëdhjetë e katërt, ai ka realizuar edhe golin e fitores me kokë, pas një krosimi të saktë nga krahu, duke siguruar tri pikë shumë të vlefshme për ekipin e tij.
Kjo ka qenë fitorja e njëmbëdhjetë radhazi për Aston Villa, e cila vazhdon ndjekjen e kreut të tabelës dhe mbetet vetëm tri pikë larg Arsenal në krye. E Chelsea ka pësuar humbjen e parë pas katër ndeshjesh pa humbje dhe aktualisht renditet në vendin e pestë në Premier League.
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...