Fisnik Asllani është i lumtur që është kthyer te goli, por edhe më tepër për ecurinë e Hoffenheimit në Bundesligë.
Sulmuesi i Kosovës të shtunën shënoi gol në fitoren 3:0 të Hoffenheimit ndaj Freiburgut. E realizoi golin e parë të ndeshjes.
Asllani nuk kishte shënuar gol që nga 13 dhjetori. Tani i ka shtatë gola e katër asistime në 21 paraqitje kampionale.
Për më tepër Hoffenheimi po marshon drejt Championsit.
E mban vendin e tretë, menjëherë pas Bayernit dhe Borussia Dortmundit.
Asllani ka thënë se i rëndësishëm është suksesi i skuadrës.
“Është fitore e merituar, edhe me këtë diferencë golash. Ishim pak të pafat në pjesën e parë, por kemi shpërblyer veten në të dytën. ‘Ne’ është parësore në ekipin tonë. Kemi përvetësuar rutinat tona”, ka thënë Asllani, shkruan faqja zyrtare e Hoffenheimit.
Asllani ka lënë të kuptohet se është përshtatur shumë mirë në skuadër.
“Ndonjëherë e pasoj topin me sy mbyllur, pasi e di saktësisht se ku është dikush. Kur punët shkojnë mirë, natyrisht shumë gjëra janë më të lehta. Por duhet të punosh për këtë”, ka theksuar ylli i ri kosovar.
Albian Hajdari në mbrojtje dhe Leon Avdullahu në mesfushë janë pjesë e pandashme e formacionit startues te Hoffenheimi, njëjtë si te Kosova.
Asllani 23-vjeçar ka pranuar se ishte me fat te goli.
“E kam goditur topin me pjesën e pasme të kokës dhe për fat shkoi pak nën shtyllë. Është gjë e madhe të thyesh rekordet e klubit. Është shenjë fantastike se puna e madhe shpërblehet dhe që po fitojmë kaq shumë ndeshje rresht në shtëpi. Tani synimi i radhës është të marrim tri pikët e radhës në Koln. Shkojmë hap pas hapi”, ka thënë Asllani.
Goli i tij është lajm i mirë për tifozët e Kosovës, pak më shumë se një muaj para ndeshjes me Sllovakinë.
Bllokohet qarkullimi në aksin Qafë Thore-Theth, shkak ortekë...
Kaja Kallas i përgjigjet ShBA-së: Evropa ka një standard jet...
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...
Tym në objektin e AKP-së në Prishtinë, intervenojnë zjarrfik...