Marco Asensjo ka befasuar të gjithë duke thënë se ai ka gjak holandezi edhe pse luan për kombëtaren e Spanjës.
Ylli i Real Madridit u shfaq në konferencë për media së bashku me trajnerin Luis Enrique, derisa tregoi për rrënjët e tij familjare.
“Holanda është si vendlindja ime e dytë, gjysma e familjes time është nga atje, kam gjak holandezi”, ka thënë Asensio.
“Kam shumë kujtime të mira dhe mbaj në mend shumë gjëra nga familja ime holandeze. Kam shumë kujtime të bukura me familjen këtu dhe tentoj t’i vizitoj së paku një herë në vit”, ka shtuar më tej ai.
Kjo deklaratë e Asensio erdhi para miqësores që Spanja e zhvillon ndaj Holandës sonte nga ora 20:45. /Telegrafi/
Dorëhiqet Lajçaku pasi i dalin muhabetet me Epsteinin
Abdixhiku i mbijeton votëbesimit
Deklarimi për dorëheqjen e Abdixhikut, përfundon procesi i v...
Lista Serbe ankohet ndaj KQZ-së, për mosshpalljen e rezultat...
Muriqi: Jam i bindur se Mallorca do të qëndrojë në La Liga
Gjendet pa shenja jete një 58-vjeçar në Bulqizë, dyshimet e ...