Arsenal është nikoqir i Real Madridit nesër mbrëma në kuadër të çerekfinales së parë në Ligën e Kampionëve.
Para sfidës në konferencë për media ka dal trajneri i “Topçinjve”, Mikel Arteta, shkruan Arbersh.info.
Përvec lojës, pritshmëritë e skuadrës së tij dhe kundërshtarit, ai ka folur edhe për trajnerin Carlo Ancelottin.
“Carlo është një frymëzim. Ai është trajneri me historinë më të bukur nga të gjithë. Të bësh atë që bëri dhe të fitosh kështu, dhe në vende të ndryshme… Më pëlqen ajo që frymëzon me qetësinë që tregon, anën e tij njerëzore dhe në një mjedis që kullon qetësi. Dhe kjo nuk është e lehtë me gjithë presionin që ekziston. Thjesht duhet të dëgjosh lojtarët që kanë qenë me të”, u shpreh Arteta.
Kujtojmë se Ancelotti është njëri nga trajnerët më të suksesshëm në botën e futbollit ku ka fituar shumë tituj, ndër ta edhe pesë Liga të Kampionëve.
Ndeshja mes Arsenalit dhe Real Madridit e cila luhet në “Emirates Stadium”, fillon nga ora 21:00./Arbresh.info
Dogana zbulon keqpërdorim me importet, një biznes dyshohet p...
Garda Revolucionare e Iranit: 35 anije kanë kaluar Ngushticë...
Hamza takon ambasadorin Guérot: PDK do të angazhohet për një...
E dhimbshme: Këta janë babë e bir që vdiqën tragjikisht në a...
Ndahen 1 milion euro për kuponë ushqimi për familjet në nevo...
Zyrtare: Alvaro Arbeloa njofton largimin nga Real Madridi