Të martën Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe platforma Art Motion kanë mbajtur konferencë për media, ku është zyrtarizuar sponsori i Superligës së Kosovës në basketboll për edicionin e ri.
Në edicionin e ri, që fillon sonte me ndeshjen Drita-Sigal Prishtina, elita e basketbollit do të emërohet Art Motion Superliga.
Të dyja palët janë shprehura të lumtura për arritjen e marrëveshjes 1 vjeçare. Në fakt, Art Motion, është partner medial i FBK-së dhe përkrahëse e basketbollit të Kosovës ndër vite.
Alaudin Hamiti, Drejtor i platformës televizive në ARTMOTION, ka thënë se janë shumë të kënaqur që po vazhdojnë bashkëpunimin me FBK-në. Hamiti shtoi se Art Motion do të përkrahë basketbollin e Kosovës dhe kjo marrëveshje dëshmon partnertin e mirë mes dy palëve.
Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu është shumë i lumtur për zyrtarizimin e marrëveshjes. Arben Fetahu ka thënë se platforma Art Motion ka përkrahur vazhdimisht basketbollin e Kosovës dhe kjo marrëveshje sa vërteton bashkëpunimin e mirë mes FBK-së dhe Art Motion.
Tutje Fetahu, ka shtuar se në edicionin e ri, të gjitha ndeshjet e elitës do të zhvillohen me LED Reklama dhe pritet një edicion mjaft interesant, duke marrë parasysh synimet e skuadrave dhe përforcimeve që kanë bërë. /arbresh.info/
Artikull i Sponsorizuar!
Tifozët e Galatasarayt i kushtojnë koreografi Osimhenit, nig...
KFOR dhe personeli mjekësor në Obiliq, me trajnim për shpëti...
Mbrojtësi i Barçës me shqetësime muskulore, në dyshim për nd...
Dogana me operacion në pesë lokacione në rajonin e Prishtinë...
Rrahje në stacionin e autobusëve në Pejë, lëndohen dy person...
Galatasaray – Liverpool, formacionet zyrtare