Arsim Thaqi ka marrë drejtimin e FC Prishtinës deri në fund të këtij sezoni.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë skuadra kryeqytetase përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Sipas njoftimit bëhet e ditur se klubi kryeqytetas ka arritur marrëveshje deri në fund të këtij sezoni.
“Trajneri me përvojë në futbollin e Kosovës, Arsim Thaqi do ti udhëheqë “bardhë e kaltërit” deri në fund të këtij sezoni”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Stafit të trajnerëve të ekipit i është bashkuar edhe Blerim Bunjaku.
Sfida e parë për trajnerin Thaqi do të jetë të mërkurën ndaj Dritës në kuadër të gjysmëfinales së Kupes së Kosovës./Arbresh.info
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...