Në konferencën e përbashkët me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se Kosova pret mbështetjen e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Konjufca vlerësoi se anëtarësimi i Shqipërisë në NATO ka qenë një hap i rëndësishëm edhe për Kosovën, ndërsa shtoi se hyrja e Shqipërisë në Bashkimin Evropian do të shërbente si frymëzim dhe mbështetje për aspiratat eurointegruese të Kosovës.
“Në këtë drejtim i kërkova ministrit Hoxha mbështetjen e Shqipërisë për aspiratën tonë për një afrim dhe anëtarësim më të përshpejtuar të Kosovës në NATO. Kosova ka ndërtuar dhe po forcon kapacitetet e saj të mbrojtjes në përputhje me standardet e NATO-s dhe është e gatshme të bëhet pjesë e arkitekturës së sigurisë së kësaj aleance”, tha Konjufca.
Ai theksoi se mbështetja e Shqipërisë është e rëndësishme edhe në procesin integrues evropian të Kosovës, duke kërkuar avancimin e vendit drejt marrjes së pyetësorit dhe hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
“Mbështetja e Shqipërisë në procesin drejt Bashkimit Evopian është shumë e nevojshme, është shumë e rëndësishme”, pohoi ai.
Konjufca shtoi se në takimin me Hoxhën janë diskutuar edhe çështje të bashkëpunimit rajonal, mbështetja për diasporën shqiptare, projektet infrastrukturore mes dy vendeve dhe thellimi i bashkëpunimit ndërqeveritar./rtk
LEXO EDHE:
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kosovës, realitet i pakthyeshëm
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një au...
Shpërthen në flakë makina në aksin rrugor Korçë-Ersekë
Konjufca pas takimit me ministrin Hoxha: Shqipëria të mbësht...
“Kush prek Kosovën, prek Shqipërinë”, Hoxha: Pavarësia e Kos...
Osmani vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën: Kosova qëndron e for...
Lladrovci uron Veselin për ditëlindje: Të presim faqebardhë