Manchester City dhe Arsenal kanë luajtur baras me rezultat 2-2 në një sfidë të çmendur, në kuadër të xhiros së pestë në Premier League.
Ndeshja nisi shumë mirë për vendasit ku Haaland, realizoi pas nëntë minutash lojë, shkruan Arbresh.info.
Mirëpo reagimi ishte i shpejtë, Calafiori realizoi një supergol për të barazuar rezultatin në minutën e 22-të.
Ndërsa në fundin e pjesës së parë Gabirel shënoi golin e epërsisë për “Topçinjtë”.
Kur të gjithë po prisnin fundin e pjesës së parë, një ndërhyrje e Trossard i kushtoi atij me kartonin e dytë të verdhë, e pastaj të kuqin.
Kështu për një pjesë la skuadrën e tij me një lojtar më pak.
Pjesa e dytë ishte dominim i Manchester Cityt duke ditur se ishin me një lojtar më shumë.
Sulmet nuk u ndalën deri në çastet e fundit.
Kur të gjithë po prisnin që Arsenal të shënoj një fitore të madhe dhe të arkëtoj të tri pikët, në skenë u shfaq John Stones i cili realizoi në minutën e tetë shtesë të ndeshjes.
Me kaq edhe përfundoi ky takim dramatik me dy skuadrat që fituan nga një pikë.
Pas pesë xhirosh City prinë në tabelë me 13 pikë kurse Arsenal është i katërti me 11 sosh./Arbresh.info
Beatrix Ramosaj “çmend” me format trupore
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...