
LONDON, ENGLAND - JANUARY 03: Theo Walcott of Arsenal looks on during the Premier League match between Arsenal and Chelsea at Emirates Stadium on January 3, 2018 in London, England. (Photo by Matthew Ashton - AMA/Getty Images)
Arsenali ka vendosur një çmim prej 30 milionë funte për klubet që dëshirojnë shërbimet e Theo Walcottit.
Sulmuesi anglez nuk ka startuar në asnjë ndeshje të Premierligës këtë sezon dhe ka edhe 18 muaj kontratë me klubin nga Londra e Veriut.
Ish klubi i tij Southampton, ka shfaqur interesim për të nënshkruar me Walcott, por duhet që fillimisht lojtari të pranojë ulje page nga ajo që merr tani në Arsenal, e që është 120 mijë funte në javë.
Megjithatë, tashmë Saints mund të tërhiqen tërësisht nga kjo lëvizje pasi Arsenali ka vendosur të kërkojë plotë 30 milionë funte për të, sipas The Sun, përcjellë arbresh.info.
Trajneri francez, Arsene Wenger, nuk dëshiron që Walcott të largohet, pasi është një fans i madh i tij dhe po ashtu në rast të largimit të Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil, ai mund të zë vendin e tyre.

28 vjeçari besohet se është i hapur për një largim nga Emirates Club. Evertoni dhe Neëcastle janë klubet që priten të shfaqin interesim për nëse Arsenali ulë çmimin e tij. /arbresh.info/
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...
PDK-ja në Ferizaj publikon listën me kandidatët për deputetë