Arsenali ka përgëzuar lojtarin kyç të mesfushës së tyre – Granit Xhakën.
Gjiganti në Premierë Ligë ka postuar një foto të kosovarit në llogarinë e tyre zyrtare në rrjetin social Twitter duke uruar atë dhe bashkëlojtarin e tij Stephan Lichtsteiner për suksesin e arritur me skuadrën e tyre kombëtare, shkruan portali arbresh.info.
“Zvicra barazoi me Costa Rican e Joel Campbell, por një pikë ishte e mjaftueshme për t’i siguruar atyre kualifikimin në 1/16-ën. Ne ju përgëzojmë juve, Granit dhe Lichtsteiner”, shkruan skuadra nën udhëheqjen e Unai Emery.
Zvicra me katër pikë zuri vendin e dytë në Grupin E duke vazhduar aventurën e tyre në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Xhaka realizoi golin e barazimit në fitoren 2 me 1 kundër Zvicrës në fund të javës së kaluar.
Përballja e ardhshme e skuadrës së Vladimir Petkovic është ajo me Suedinë në fillim të muajit të ardhshëm./arbresh.info/
#SUI are held to a draw by @joel_campbell12's #CRC but the point is enough to see them reach the last 16
Wir gratulieren euch, Granit and @LichtsteinerSte ??#WorldCup pic.twitter.com/WvUUsFBHTC
— Arsenal (@Arsenal) June 27, 2018
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK