Arsenali është në kërkim të një qendërmbrojtës të ri dhe janë duke synuar të nënshkruajnë me Jonny Evans.
Ish mbrojtësi i Manchester United, që nga transferimi i tij në ËBA ka qenë një nga mbrojtësit më të mirë në ligë.
ËBA ka vendosur një çmim prej 20 milionë për shërbimet e tij, çmim ky që do të paguhet nga Arsenali, raporton “The Sun”, transmeton arbresh.info.
Në garë për Evans ishte edhe Manchester City, por lideri aktual është tërhequr nga gara për transferimin e tij.
Arsenali në këtë afat kalimtar të janarit ka transferuar Henrikh Mkhitaryan, por ka lejuar largimin e Alexis Sanchez në drejtim të Manchester United.
Megjithatë, Arsenali është shumë afër nënshkrimit edhe me sulmuesin e Borussia Dormtund, Pierre-Emerick Abuameyang. /arbresh.info/
Mes shumë mungesash në mbrojtje, Arbeloa zgjedh “11 gladiato...
Man City ‘shokohet’ pas pjesës së parë nga Bodo/Glimt
KPK mban takimin e parë të vitit, por s’ka vendimmarrje
20-vjetori i vdekjes së Presidentit Historik Ibrahim Rugova,...
Alonso i gatshëm ta marrë drejtimin e “The Reds”...
Bastisen pronat e Arianit Sllamnikut, i sekuestrohen 4 armë ...