Arsenali ka kaluar në epërsi në ndeshjen si nikoqir kundër CSKA Moscow.
“Topçinjtë” kanë shënuar për 1 me 0 pas vetëm 9′ minutave lojë në Emirates në ndeshjen e parë të çerekfinaleve në kuadër të UEFA Evropa Ligës kundër skuadrës ruse, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori Aaron Ramsey ishte autori i golit të epërsisë. Reprezentuesi uellsian gjeti portën pas asistimit të bukur nga mbrojtësi Hector Bellerin.
Ramsey realizoi gol edhe në minutën e 5′ të ndeshjes, por ajo u anulua nga gjyqtari për shkak se ishte në pozitë jashtë loje.
Kujtojmë se pjesë e formacionit startues te skuadra e Arsenalit janë edhe yjet shqiptarë – Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi./arbresh.info/
Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në Kaçanik
Rexhepi kërkon qasje të përbashkët Shqipëri–Kosovë për shqip...
Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pa...
Vetura godet fëmijën në Zhabar të Mitrovicës
Rezerva Federale e SHBA-së mban normat e interesit pavarësis...
Kos: Kufizimi i pavarësisë së gjyqësorit, hap prapa për Serb...