Arsenalin po vazhdon “gjahun” në Spanjë. Kësaj radhe londinezët i kanë vënë syrin për transferim, Martin Zubimendit, futbollistit të Real Sociedadit.
Negociatat janë duke u zhvilluar në prapaskenë me palën e lojtarit për të përfunduar marrëveshjen për korrikun e këtij viti, raporton Daily Mail.
Real Sociedad nuk ka në plan ta lërë atë të largohet tani, por Arsenali është i vendosur në klauzolën prej 60 milionë euro në verë.
Detajet e fundit kyçe do të zgjidhen me kampin e Zubimendit.
Me kontratën e diskutuar, Arsenali ka besim se do të vazhdojë deri në arritjen përfundimtare të marrëveshjes.
Nëse gjithçka shkon sipas planit, Zubimendi do t’i bashkohet “Topçinjve” në korrik të këtij viti.
Spanjolli, 25-vjeçar ka një kontratë me këtë klub deri në verën e vitit 2027./Arbresh.info
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë